Sport

Totti: "Maradona është vetë futbolli, Messi është pas tij..."

Kapiteni ikonë i Romës dhe anëtari i Kombëtares së Italisë fituese të Kupës së Botës 2006 i dha mbështetjen e tij të plotë Cristiano Ronaldos.

16 Dhjetor 2022, 18:30 Nga DOSJA
Totti: "Maradona është vetë futbolli, Messi është

ITALI - Pak ditë para finales së Kupës së Botës në Katar, Francesco Totti foli për Cristiano Ronaldon dhe gjithashtu për rivalitetin informal të Diego Maradonës me Lionel Messin .

Kapiteni ikonë i Romës dhe anëtari i Kombëtares së Italisë fituese të Kupës së Botës 2006 foli për Bepi TV dhe i dha mbështetjen e tij të plotë Cristiano Ronaldos.

“E di se si është të jesh mënjanë kur ke pasur një karrierë të shkëlqyer. Teksa shikoj mbrapa muajt e fundit të Ronaldos, ndihem sikur po rijetoj përvojën time. Unë mendoj se ata duhet ta respektojnë atë më shumë”, tha ai për CR-7, i cili qëndroi në sot për dy ndeshje të Portugalisë në Botëror.

Në të njëjtën kohë, ai përmendi Argjentinën dhe Lionel Messin: “Maradona është vetë futbolli. Messi është sot më i forti në botë, por ai është poshtë Maradonës”.

Për përvojën e fitimit të Kupës së Botës ai vuri në dukje: "Fitimi i Kupës së Botës është diçka që e mbani me vete për pjesën tjetër të jetës tuaj. Mendoj se skuadra italiane e vitit 2006 do të ishte patjetër të paktën në top katërshen e Katarit në vitin 2022”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll