Sport

Ndarja nga jeta e Mihajlovicit, Infantino: "Thellësisht i pikëlluar, la gjurmë të pashlyeshme"...

Humbja e betejës më të rëndësishme të Sinisha Mihajlovic, atë me leuçeminë ka tronditur mbarë botën sportive. Kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë shkruar për të, mes tyre edhe numri 1 i futbollit botëror Gianni Infantino

16 Dhjetor 2022, 17:58 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Mihajlovicit, Infantino: "Thellësisht i

KATAR - Mes personazheve të njohura që reaguan për ndarjen e parakohshme nga jeta të Sinisa Mihajlovicit është edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Sinisa luajti në Kupën e Botës 1998 për Serbinë. Ai vdiq sot në moshën 53-vjeçare, pasi u diagnostikua me një formë akute të leukemisë.” Këto janë fjalët e para të Infantinos, i cili shprehu trishtimin e tij për lajmin.

“Jam thellësisht i pikëlluar kur mësova për vdekjen e Siniša Mihajlovićit, një prej futbollistëve dhe trajnerëve më të famshëm të Serbisë. Në fushë, goditjet e tij të lira mishëruan një pasion dhe përkushtim ndaj bukurisë së lojës që la një gjurmë të pashlyeshme në botën e sporti dhe vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll