Sport

Sulmuesi anësor Dembele: "Messi e meriton Kupën e Botës, por atë e duam ne”...

Sulmuesi francez luajti 4 vite me argjentinasin te Barcelona: “Më mësoi shumë, i ndihmon të rinjtë”. Dhe Kolo Mouane është i guximshëm: "Leo është i mrekullueshëm, por unë mund të luaj kundër kujtdo"

16 Dhjetor 2022, 16:54 Nga DOSJA
Sulmuesi anësor Dembele: "Messi e meriton Kupën e Botës, por

KATAR - Në konferencën e sotme për shtyp, anësori i Francës, Ousmane Dembélé kujtoi sezonet e tij me Leo Messin te Barcelona: "Kam kaluar katër vite fantastike te Barcelona me të. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Së bashku me Iniestën ata më bënë ta dua Barçën. Në dhomat e zhveshjes ai është njeri i thjeshte, i ndihmon të rinjtë. Me ka mësuar shumë. Është e vështirë ta kundërshtosh, kështu që do të bëjmë gjithçka për ta bërë të prekë topin sa më pak. Me gjithëka që ka bërë, Messi e meriton Kupën e Botës, por unë dua ta fitoj atë”…

Gripi

Dembélé zbuloi diçka mbi virusin e gripit që goditi grupin e Deschamps: "Ne nuk kemi frikë nga virusi. Upamecano dhe Rabiot kishin dhimbje koke dhe stomaku. Unë u bëra atyre çaj, me xhenxhefil dhe mjaltë, dhe ata ishin më mirë. Por jo, ne nuk jemi të shqetësuar për këtë." Për paraqitjet e tij në Kupën e Botës: "Mendoj se mund të bëj më mirë, veçanërisht në përfundimin e aksioneve. Do të doja të isha më vendimtar, të shënoja, por skuadra është më e rëndësishme. Do të më mjaftonte një gol, një ndeshje e mbetur, do ta shohim." Për rikthimin e supozuar, shumë të supozuar të Benzemas në Doha për finalen: "Nuk di asgjë, nuk jam trajner. Mendoj se Benzema është i dëmtuar, nuk kam shpjegime për t'ju dhënë". Pastaj një pyetje kurioze: A është e vërtetë që keni frikë nga macet? “Kush e ka thënë këtë është më i frikësuar se unë, por është e vërtetë."

Kolo i guximshëm…

Për mungesën e ndërveprimit me Mbappé dhe Giroud në gjysmëfinalen kundër Marokut: “Ishte një lojë në të cilën kemi vuajtur shumë dhe në të cilën nuk e kam kufizuar veten të bëj pasime”. Kolo Muani foli edhe për virusin: “Po qarkullon pak grip, por nuk është asgjë serioze, mendoj se të gjithë do të shërohen deri të dielën”. Dhe duke folur për Messin: "Ai është i mrekullueshëm, e kam ndjekur që fëmijë, e kam takuar kur isha në Nantes, por mund të luaj kundër kujtdo, kjo nuk ndryshon shumë për mua". Trim, Kolo Muani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll