Sport

Bylisi befason Egnatin ‘in extremis’, Kastrioti fiton në debutimin e Memës...

Surpriza ka ndodhur në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, ku skuadra e Bylisit fitoi me rezultatin minimal 1-0. Po me shifrat 1-0 u mbyll edhe takimi në Kamëz, ku skuadra krutane e Kastriotit fitoi ndaj Vllaznisë.

16 Dhjetor 2022, 17:30 Nga DOSJA
Bylisi befason Egnatin ‘in extremis’, Kastrioti fiton në

TIRANE - Në kuadër të javës e 14-të e Abissnet Superioresm, në mesditë surpriza ka ndodhur në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, ku skuadra e Bylisit fitoi me rezultatin minimal 1-0. Po me shifrat 1-0 u mbyll edhe takimi në Kamëz, ku skuadra krutane e Kastriotit fitoi ndaj Vllaznisë.

Në hije kuqeblutë shkodranë, të cilët janë futur në një krizë rezultatesh. Pasi humbën në fundjavën e shkuar në Shkodër ndaj Egnatias (0-1), sot pësuan humbjen e dytë radhazi. Duke luajtur me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të Krujës (32’), ata nuk mundën të përballonin presionin e krutanëve, të cilët me anë të Silvio Zogajt (66’), shënuan golin e fitores 1-0, në debutimin e trajnerin të ri Ardian Mema. Pas kësaj ndeshjeje, Vllaznia e gjashta me 19 pikë, Kastrioti e ndjek me një pike më pak.

Ndërkohë, skuadra e Bylisit, gjen fitoren e munguar prej kohësh. Ballshiotët ndalin marshimin e Egnatias në shtëpi, edhe pse rastet nuk munguan për të dyja skuadrat. Kur gjithçka mendoj se do të shkonte ne një barazim pa gola, ‘in extremis’ Ruçi (90’+2) do të firmoste fitoren 1-0 për Bylisin. Egnatia mbetet në vendin e tretë me 21-, ndërsa Bylis renditet në vendin e tetë me 15 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll