Sport

Java e 14-të/ Tirana befasohet nga Teuta, kryeqytetasit mposhten në “Niko Dovana”...

Pas këtij suksesi, durrsakët me 14 pikët e grumbulluara renditen në vendin e nëntë, duke lënë pas vetëm Kukësin.

16 Dhjetor 2022, 18:06 Nga DOSJA
Java e 14-të/ Tirana befasohet nga Teuta, kryeqytetasit mposhten në

DURRES - Me ndeshjen Teuta-Tirana në “Niko Dovana” është mbyllur java e 14-të e Abissnet Superiores. ‘Djemtë e Detit’ kanë fituar me rezultatin minimal 1-0, duke i befasuar bardheblutë e Tiranës, të cilët tani kanë para tyre, Partizanin me një pike më tepër në renditje.

Goli i vetëm i takimit erdhi, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, ku topi i goditur nga Marku (65’), pas një karamboli përfundoi në rrjetën e portës së Bekajt. Rezultati 1-0 për Teutës, nuk ndryshoi deri në fund të takimit megjithë përpjekjet e pasuksesshme të bardhebluve të kryeqytetit.

Kjo ishte fitorja e dytë e Teutës radhazi në ‘epokën’ e trajnerit Edi Martini, i cili me sa duket e di sekretin për të mundur kryeqytetasit. Gjithsesi, pas këtij suksesi, durrsakët me 14 pikët e grumbulluara renditen në vendin e nëntë, duke lënë pas vetëm Kukësin.

Sfida e radhës për Tiranën është derbi i kryeqytetit, ndeshje e cila, me gjasa do të zhvillohet të mërkurën më 21 dhjetor në orën 20:00 në ‘Air Albannia’. Ndërkohë, Teuta do të luajë të enjten ndaj Vllaznisë në ‘Loro Boriçi’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll