Sport

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Interit Sinisha Mihajlovic

 Ish-futbollisti dhe trajneri serb ndërroi jetë sot në Romë, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje kundër një forme agresive të leukemisë, e cili e kishte pwrfshirw trajnerin që në mars 2019.

16 Dhjetor 2022, 15:16 Nga I.A
Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Interit
Sinisa Mihajlovic

ITALI- Ka vdekur Sinisha Mihajlovic. Ish-futbollisti dhe trajneri serb ndërroi jetë sot në Romë, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje kundër një forme agresive të leukemisë, e cili e kishte pwrfshirw trajnerin që në mars 2019.

Ai ishte shtruar që nga e diela e 11 dhjetorit në klinikën Paideia, për një infeksion që u bë menjëherë i rëndë për shkak të sistemit imunitar të komprometuar nga vetë sëmundja dhe nga terapitë e rënda. Të dielën ethet u rritën dhe situata u përkeqësua gradualisht, ndaj dhe vendimi për shtrimin në spital. Një evolucion i papritur dhe dramatik, duke qenë se të premten dhe të shtunën Mihajlovic foli me miqtë për planet e tij të së ardhmes, duke nisur nga dëshira për të filluar nga e para në janar sapo të mbaronte cikli i terapive që po kryente  për të parë ndeshjet nëpër stadiumet e Italia dhe Evropa. 

Të hënën më 12, kushtet jetike të Mihajlovic degjeneruan përfundimisht: ish-futbollisti i Lazios dhe Romës, si dhe ish-trajneri i shumë klubeve në Serie A, shkoi në koma të induktuar në orët e vona të pasdites. I mbyllur në intimitetin e familjes, me bashkëshorten e tij të dashur Arianna gjithmonë pranë, ai u nda nga jeta sot. 

sinisa mihajlovic

Sondazh

Poll