Politike

"Ndoshta bëhet fjalë për gjobëvënie"/ Ahmetaj reagon pas akuzave: Klodian Zoto, as ka qenë dhe as është miku im

Ish-ministri mohon të ketë udhëtuar ndonjëherë me Klodian Zoton apo të ketë përdorur kartën e tij.

16 Dhjetor 2022, 08:47 Nga A.B
"Ndoshta bëhet fjalë për gjobëvënie"/ Ahmetaj
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-ministri Arben Ahmetaj, ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, se ka qëndruar së bashku me bashkëshorten në hotele luksoze të paguara nga Klodian Zoto. Mbrëmjen e djeshme, në një reagim për “Të Paekspozuarit”, ish-ministri u shpreh se bëhet fjalë për dokumenta jo origjinale dhe mohon të ketë udhëtuar ndonjëherë me Klodian Zoton apo të ketë përdorur kartën e tij.

Ahmetaj thotë se sulmi ka lidhje me detyrën e tij dhe mund të jetë e nxitur nga persona që nuk kanë pëlqyer qëndrimet e tij zyrtare si ministër, ose mund të bëhet fjalë për gjobëvënie.

“Nuk janë dokumente origjinale. As kam udhëtuar e as kam perdorur kartën e ndokujt. Nuk kam asnjë lidhje me procedurën. Dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e mia zyrtare si ministër.  Ndoshta bëhet fjalë edhe për gjobëvënie. Nuk kam udhëtuar kurrë me Zoton dhe as kam përdorur kartën. Një tufë me media i marrin të mirëqena letrat. Unë kam udhëtuar vetëm me miq dhe ish miq të mi, e Zoto nuk është as njëra as tjetra”, ka deklaruar Ahmetaj.

Ky reagim vjen pas kallëzimit penal që gazetari Adriatik Doçi ka bërë në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion ndaj dy prokurorëve Klodian Braho dhe Ened Nakuçi si dhe ndaj ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Doçi pretendon se dy prokurorët e SPAK kanë fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist. Më tej, gazetari ka thënë se ka fakte të cilat tregojnë se Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga këta dy prokurorë, ka përdorur kartën e tij bankare për të paguar udhëtimet ndaj Arben Ahmetajt dhe bashkëshortes së tij Erjola Hoxha. 

arben ahmetaj

Sondazh

Poll