Politike

Zgjedhjet e 14 Majit/ Ambasadori britanik dënon patronazhistët: Kujdes me të dhënat personale e burimet shtetërore (Nuk harron Berishën)

Berishën, ai e përmendi në momentin që tha se në zgjedhje nuk duhet të ketë njerëz të përfshirë në korrupsion. 

15 Dhjetor 2022, 23:53 Nga F.M
Zgjedhjet e 14 Majit/ Ambasadori britanik dënon patronazhistët: Kujdes
Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith është shprehur se Britania e Madhe është duke nisur një projekt për të mbështetur Parlamentin e Shqipërisë. I ftuar në 'Opinion", ambasadori dha tre mesazhe për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai tha se në Shqipëri ekziston një problem real për mënyrën se si duhet të mbrohet interesi i qytetarëve, përfshirë të dhënat e tyre personale. Me këtë fjali, ai nënkuptoi patronazhistët e Partisë Socialiste dhe rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Por, ambasadori britanik nuk la pa prekur as kryedemokratin Sali Berisha, të shpallur non-grata si nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Britania e Madhe. Berishën, ai e përmendi në momentin që tha se në zgjedhje nuk duhet të ketë njerëz të përfshirë në korrupsion. 

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Cili është perceptimi juaj për luftën politike në Shqipëri? Ne kemi një qeveri të fortë. Ndërkohë opozita është duke hasur probleme, për shkak të përçarjes së krijuar brenda saj. Si e shihni demokracinë në Shqipëri aktualisht?

Ambasadori Alastair King-Smith: Është një pyetje e mirë, por e vështirë për t’iu përgjigjur nga një ambasador, sepse në përgjithësi, ne nuk ndërhyjmë në politikat e brendshme të një shteti, por ajo çfarë mund të bëjmë. Ne e pranojmë se në Shqipëri po ndodh një tranzicion. Mbretëria e Bashkuar ka dhënë një mbështetje të gjatë për demokratizimin e Shqipërisë. Ne kemi mbështetur reformën zgjedhore, dhe po vazhdojmë të mbështesim Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ne po vazhdojmë të mbështesim mediat që të mund të nxisin llogaridhënien e qeverisë. Ne dëshirojmë të shohim më shumë llogaridhënie dhe më shumë demokraci në vend. Prandaj, do të përpiqemi të mbështesim institucionet tuaja demokratike me aq sa mundemi. Psh, jemi duke nisur një projekt të ri për të mbështetur Parlamentin.

Blendi Fevziu: Po ambasador, por ju flisni për zgjedhjet, flisni për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por problemi qendron se njerëzit në Shqipëri nuk kanë besim te zgjedhjet. Kemi zgjedhjet lokale të 14 Majit që do të jenë një moment shumë i rëndësishëm. Dhe ne do të duhet të shohim zhvillimet pas kësaj. Çfarë mund të thoni në lidhje me zgjedhjet?

Ambasadori Alastair King-Smith: Përveç mbështetjes praktike që ne japim për institucionet në mënyre që të ndihmojmë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe për të mbështetur proceset më të gjera demokratike, unë kam 3 mesazhe që do të doja që njerëzit t’i konsideronin vërtet. E para është për partitë politike. Ato duhet të zgjedhin kandidatë që janë të pastër dhe të papërfshirë në krim dhe korrupsion. Së dyti, nuk duhet të shohim sjellje të papranueshme në zgjedhje, disa prej të cilave i kemi parë në të kaluarën. Nuk duhet të shohim keqpërdorim të burimeve shtetërore. Duam të shohim se financimet e partive politike përdoren në mënyrën e duhur. Ne duhet të shohim se si të gjitha palët dhe aktorë të tjerë angazhohen në media tradicionale dhe rrjetet sociale në mënyrë efektive. Nuk po sugjeroj që kjo mund të ndodhë brenda ditës, por kjo është një mundësi për politikanët të bëjnë më të mirën. Së treti, ne e dimë se ekziston një problem real për mënyrën se si duhet të mbrohet interesi i qytetarëve, përfshirë të dhënat e tyre personale.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll