Politike

Në KLP luhet "finalja" për kreun e SPAK, Yuri Kim vendos ta ndjekë me Ramën në Kryeministri (VD)

Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani janë duke shpalosur platformat e tyre për të marrë votën e trupës së KLP.

16 Dhjetor 2022, 11:00 Nga f.g
Në KLP luhet "finalja" për kreun e SPAK, Yuri Kim vendos ta
Makina e Yuri Kim

TIRANE- Një orë pasi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka nisur 'finalja' për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaccme, Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka shkuar sot në kryeministri. Ora News raporton se Kim ka qendruar gati 1 orë në ambientet e kryeministrisë. 

Nuk dihet arsyeja pse Kim shkoi sot në kryeministri, por vizita vjen në kohën kur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka nisur seanca dëgjimore me 3 kandidatët në garë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani janë duke shpalosur platformat e tyre për të marrë votën e trupës së KLP. 

Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK vjen pas një përplasjeje mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadës amerikane, që nuk ka shpëtuar pa u lexuar në media. SHBA mbështet kandidatin Altin Dumani për të marrë drejtimin e SPAK ndërsa qeveria dhe PS kërkojnë përzgjedhjen e Ervin Kondilit. Përplasja u bë edhe më e dukshme dy ditë më parë, kur Kim dhe Rama shkëmbyen replika në distancë për pavarësinë e trupës së KLP në zgjedhjen e kreut të SPAK./Dosja.al

yuri kim edi rama gara per kreun e spak

Sondazh

Poll