Politike

​Rama: Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit

Po ashtu ai ka shtuar se çdo rrugë që mund të merret veç dialogut në lidhje me këto dy vende është e rrezikshme.   

15 Dhjetor 2022, 16:53 Nga F.M
​Rama: Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kosova nuk do të jetë më kurrë nën ligjin e Beogradit. Gjatë takimit me ambasadorët, Rama ka theksuar se e vetmja gjë që ka nevojë mes Kosovës dhe Serbisë është dialogu. Po ashtu ai ka shtuar se çdo rrugë që mund të merret veç dialogut në lidhje me këto dy vende është e rrezikshme.   

"E gjitha kjo është tejet larg asaj për të cilën kemi nevojë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi. Ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit. Ne kemi nevojë vetëm tre gjëra: Dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe. E di më së miri se është më e lehtë ta thuash se ta bësh një gjë të tillë, por çdo rrugë e shkurtër që merret përtej dialogut të vështirë, madje të dhimbshëm midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm për ato të dyja, po për të gjithë rajonin, shpie në një territor shumë të rrezikshëm," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll