Politike

Rama: Kërkesa e Serbisë për të futur ushtrinë në Kosovë, surreale si Kosova të çojë trupa në Luginën e Preshevës

Gjatë takimin që ka pasur sot me ambasadorët, Rama ka theksuar se kjo është e njejtë gjë sikur Kosova të dërgojë trupa në Luginën e Preshevës.

15 Dhjetor 2022, 16:51 Nga F.M
Rama: Kërkesa e Serbisë për të futur ushtrinë në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kërkesa e Serbisë për të futur ushtrinë në Kosovë është surreale. Gjatë takimin që ka pasur sot me ambasadorët, Rama ka theksuar se kjo është e njejtë gjë sikur Kosova të dërgojë trupa në Luginën e Preshevës. Gjithashtu Rama ka shtuar se Kosova nuk do të jetë kurrë nën ligjin e Beogradit.

"Është e pabesueshme që na duhet të merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapakthime në procesin e normalizimit dhe ekipe zjarrfikësish të SHBA dhe BE që vrapojnë të shpëtojnë makinerinë e dialogut nga flakët e një retorike të rënduar politike. Së fundmi, dëgjuam deri për kërkesa të bëra NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës, për të mbrojtur serbët etnikë. E kuptoj që kjo mund të jetë një tjetër shashkë speciale e retorikës politike, por është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë. E gjitha kjo është tejet larg asaj për të cilën kemi nevojë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi. Ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll