Politike

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 20 dhjetor, prioritet porositë për zgjedhjet e 14 majit

Berisha iu ka dhënë porositë e para kandidatëve demokratë të dalë nga procesi i Primareve, që do të garojnë për kryetar bashkie më 14 maj të vitit që vjen.

15 Dhjetor 2022, 17:53 Nga F.M
PD mbledh Këshillin Kombëtar më 20 dhjetor, prioritet
Sali Berisha

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet të martën në orën 17:00. Mësohet se në këtë mbledhje do të diskutohet rreth zhvillimeve më të fundit politike. Gjithashtu pritet të diskutohet në lidhje me hapat që ndërmerren në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sot, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu ka dhënë porositë e para kandidatëve demokratë të dalë nga procesi i Primareve, që do të garojnë për kryetar bashkie më 14 maj të vitit që vjen. Në një takim me 55 kandidatët i caktoi detyrat për ta, që të nisin nga puna për programin dhe përzgjedhjen e anëtarëve për Këshill.

sali berisha keshilli i pd 20 dhjetor 2022

Sondazh

Poll