Prona fut në sherr dy persona/ Xhabafti tentoi të vriste me pushkë 27-vjeçarin, arrestohet pas 3 muajsh
Pushka TIRANË- Gazment Xhabafti është arrestuar nga policia e shtetit pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 27-vje...
Elidon Çela u arrestua në Portin e Durrësit, teksa kthehej nga Bari i Italisë. Atij iu gjetën 522 mijë euro në tavanin e autobusit të mbushur dhe me mallra kontrabandë.

DURRËS- Elidon Çela, pronari dhe drejtuesi i autobusit të kompanisë së transportit "Buon Aventura" që u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në mjet do hetohet në detyrim paraqitje, ndërsa do të kryhen verifikime dhe në Itali ku ushtronte aktivitetin. Çela u arrestua në Portin e Durrësit, teksa kthehej nga Bari i Italisë. Atij iu gjetën 522 mijë euro në tavanin e autobusit të mbushur dhe me mallra kontrabandë.
Më herët ai deklaroi për togat e zeza se ka biznes të rregullt dhe se eurot ishin kursime të familjes preh 26 vitesh. Çela tha se me ato para do të merrte toka me qira dhe do të investonte në mbjelljen e grurit, pasi kishte blerë dhe farën në Itali, por nuk i ka kursyer akuzat. Teksa ndodhej në 'kafaz', Çela pretendoi se paratë e tij janë të pastra dhe e krahasoi situatën me shumë persona të tjerë që inkriminohen, por vijojnë të jenë të lirë. Ai madje tha se ka pushtetarë në vend që kanë miliona euro nga korrupsioni e krimi, por nuk burgosen.
"Mallrat janë të emigrantëve që jetojnë në Itali, i deklarova në doganën e Barit. Askush nuk e dinte për paratë që kisha në autobus, kisha frikën e një grabitjeje të mundshme. Paratë janë kursimet e familjes time prej 26 vitesh, do investoja në toka që do merrja me qira për biznes. Ka pushtetarë që ia vjedhin shtetit 4 milion euro dhe lëvizin të lirë, ndërsa unë në burg me paratë e mia,"- tha Çela.
Dy ndihmësit e tij, Dritan Kamberi e Anold Cankja në seancën e mëparshme gjithashtu u liruan dhe u lanë në masën ‘detyrim paraqitjeje’./ Dosja.al
Pushka TIRANË- Gazment Xhabafti është arrestuar nga policia e shtetit pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 27-vje...
Ferma e kanabisit u gjet në lokal BRITANI- Julian Imeri, 32-vjeç dhe Ali Boza, 46-vjeç janë vënë në pranga nga polic...
Policia TIRANË- Matan Kani, 30-vjeç, nga Fushë Kruja dhe Roland Kurtaj, 47-vjeç, nga Durrësi janë arrestua...
Foto ilustruese ITALI- Kontrolle në Torino. Në orët e para të mëngjesit janë arrestuar tre persona nga Qendra...
Arben Kraja me kandidatet TIRANË- Kreu i SPAK, Arben Kraja ka ndarë një mesazh para procesit të zgjedhjes së drejtuesit të ri...
Shkodër SHKODËR- Rreth 2500 hektarë tokë vijon të jetë në prezencë uji, si pasojë e reshjeve të shi...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zgjedhjen e kryet...
Festim Hasa TIRANË- Një aksident tragjik është shënuar gjatë orëve të darkës në autostradën pra...
Banoret TIRANË- Policia e Shtetit ka shkuar në mbështetje të Ujësjelles Kanalizimit për të ndërprerë ujin dhe ...
droga në Itali ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar është arretuar nga policia në Itali, pasi është kpaur me drog&e...