Aktualitet

Plas në ish-Bllok, sherr me armë zjarri tek “The Code”, si u terrorizua Tirana gjatë natës (Dëshmitë+VD)

8 Shtator 2019, 07:32 Nga DOSJA
Plas në ish-Bllok, sherr me armë zjarri tek “The Code”, si

TIRANË– Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar orët e para të mëngjesit në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Mësohet se një sherr me arme zjarri ka ndodhur ndodhur në lokalin The Code pas një konflikti mes disa personave që ishin brenda ambienteve të “clubit”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes së Policisë në lokalin e natës, 12 persona janë arrestuar, ndërsa 27 të tjerë janë shoqëruar për posedim kokaine dhe armëmbajtje pa leje.

Në përpjekje për të mësuar më shumë detaje lidhur me ngjarjen, Dosja.al ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj. Ky i fundit ka mohuar ngjarjen duke u shprehur se nuk kishte ndodhur asnjë ngjarje e tillë.

“Ishte një telefonatë nga një qytetar ajo që dha alarmin për persona me armë. Por doli e rremë. Arrestimi me Audi nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen,”-tha për Dosja.al Mullai.  

Ndërkohë sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, forcat “Shqiponja” kanë mbërritur me urgjencë dhe neutralizuan personat e përfshirë në ngjarje. 

JOQ ka publikuar edhe videon e arrestimit të një “të forti”, i cili u nxorr me forcë nga makina e tij dhe u shoqërua drejt Komisariatit. 

Kjo nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në një klub nate në Shqipëri. Vetëm pak javë më parë e njëjta situatë ishte edhe në Jalë. Një sherr mes dy grupeve ndodhi pas mesnate, ngjarje e cila gjithashtu u mohua nga Policia e Vlorës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sherri tek the code te shtena ne ish-bllok the code tirane sherri tek the code te shtena ne ish-bllok the code tirane

Sondazh

Poll