Aktualitet

'Mafia do më vrasë'/ Kapen dy shqiptarë brenda shtëpisë së barit në Angli, Boza: Kam borxhe dhe gruan sëmurë

Shqiptarët u dënuan secili me 18 muaj në Teesside Croën Court pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e një droge të klasit B.

16 Dhjetor 2022, 09:20 Nga A.B
'Mafia do më vrasë'/ Kapen dy shqiptarë brenda
Ferma e kanabisit u gjet në lokal

BRITANI- Julian Imeri, 32-vjeç dhe Ali Boza, 46-vjeç janë vënë në pranga nga policia në Britani. Mediat britanike raportojnë se ata u kapën brenda një lokali të braktisur 'Corner House', në Victoria Road, i cili ndodhet vetëm disa metra larg stacionit të policisë Hartlepool. Policia zbuloi mbi 800 bimë në 15 dhoma të veçanta.

Shqiptarët u dënuan secili me 18 muaj në Teesside Croën Court pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e një droge të klasit B.

Në total, brenda ndërtesës kishte 816 bimë me një vlerë që mund të shkonte nga 228,000 deri në 685,000 £.
Imeri u gjet në një nga dhomat me bimë dhe Boza u gjet në një parvaz në çati kur policia u kthye disa orë më vonë. Të dy kishin rreth 250 £ para.

Boza, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht rreth dy vjet më parë, i tha policisë se ishte sjellë në fermë atë mëngjes nga një njeri që i tha se ishte i lidhur me mafian dhe mund ta vriste atë.

Ai shtoi se gruaja e tij ishte e sëmurë dhe ai kishte 30,000 £ borxh. Avokati i mbrojtjes Paul Abrahams tha se Boza më parë ishte me karakter të mirë, duke shtuar: “Duke pasur parasysh situatën politike, dyshoj se ai do të kthehet në Shqipëri në të ardhmen e afërt”.

Gjykatësi Hoëard Croëson tha: Kjo ishte një fermë shumë e madhe kanabisi. Është e qartë se synohej të siguronte një korrje të vazhdueshme.

shqiptaret ne angli julian imeri ali boza

Sondazh

Poll