Aktualitet

Moti në Shkodër/ 2500 ha tokë nën ujë, rruga e Obotit kalohet vetëm me varkë, ujësjellësi jashtë funksionit

Në 90 banesa ka prezencë të ujit në oborre. 

16 Dhjetor 2022, 08:38 Nga a.l
Moti në Shkodër/ 2500 ha tokë nën ujë, rruga e Obotit
Shkodër

SHKODËR- Rreth 2500 hektarë tokë vijon të jetë në prezencë uji, si pasojë  e reshjeve të shiut dhe motit të keq në Shkodër. Emergjencat civile kanë publikuar bilancin e sotëm me problemet në këtë qark, ku bëhet me dije se rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak se niveli i ujit ka arritur 1.5m. Për të kaluar në këtë rrugë duhet të përdoren mjete të larta ushtarake dhe varkë. Sakaq ujësjellësi Oblika 1 vijon të mbetet jashtë funskionit. Në 90 banesa ka prezencë të ujit në oborre. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tokë e përmbytur 2450 ha, e rritur me 320 ha nga një ditë më parë. Banesa me prani uji në oborre e stalla janë rreth 100. Në njësinë Ana e Malit ka të përmbytura 1300 ha. Në rrugën e Obotit nuk kalohet, niveli i ujit ka arritur 1,5m. Kalueshmëria bëhet vetëm me mjetet e larta ushtarake, dy mjete të kalueshmërisë së lartë,  varkë e 11 efektivë të FA. Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit. Në fshatin Obot ka rreth 90 banesa me prezencë të lartë uji në oborre. Njësia administrative Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e pakalueshme. Në vendin e quajtur Urrelat arrin në lartësinë 1.5 m. Sipërfaqja e  tokës e përmbytur është 550 ha dhe në 10 banesa ka ujë. Në Bërdicë janë nën ujë, 350 ha, në Gurin e Zi janë 50 ha, në Velipojë janë 200 ha. Rruga Mes-Prekal në pothuaj gjithë gjatësinë e saj ka rrëshqitje dherash dhe gurësh. Strukturat e Emergjencave Civile në bashkinë e Shkodrës janë në terren për monitorimin e situatës.

Shkodra është një nga qarqet më të prekura nga moti i keqdhe reshjet e dendura të shiut, ku dalja e lumenjëve nga shtarti shkakton përmbytje të rrugëve, baniesave dhe qtokave bujqësore. Sakaq moti për ditën e sotme parashikohet  të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në veri-perëndim, zona qendrore dhe  jug-juglindja do jenë me diell dhe vranësira në shtim./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll