Aktualitet

VIDEO/ Aksident tragjik në autostradën pranë TEG, makina humb kontrollin dhe përplaset me bordurën, humb jetën 35- vjeçari (EMRI)

Policia jep detaje se 35- vjeçari nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend.  

16 Dhjetor 2022, 08:07 Nga a.l
VIDEO/ Aksident tragjik në autostradën pranë TEG, makina humb
Festim Hasa

TIRANË- Një aksident tragjik është shënuar gjatë orëve të darkës në autostradën pranë TEG në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor 'TEG-Shkozë' gjatë orëve të natës. 35- vjeçari i identifikuar me emrin Festim Hasa ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka dalë nga rruga ku me pas është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Policia jep detaje se 35- vjeçari nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend.  

"Tiranë/Informacion paraprak- Në aksin rrugor “TEG-Shkozë”, në mesnatë, në afërsi të xhamisë së Farkës, shtetasi Festim Hasa 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti", njofton policia. 

Siç shihet edhe në videon nga JOQ, makina është zhvendosur në anë të rrugës ku shihet se pjesa e përparme është shkatërruar plotësisht. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar. Policia në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje nga rrethanat e aksidentit./ Dosja.al

aksident ne teg

Sondazh

Poll