Aktualitet

Fshihte drogë në shtëpi/ Arrestohet 39- vjeçari shqiptar në Itali, si ra policia në gjurmët e tij

Operatorët kontrolluan shtëpinë dhe gjetën 11 kg heroinë të ndarë në mbështjellje të ndryshme, 4 peshore dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe prerjen e drogës. 

16 Dhjetor 2022, 07:36 Nga a.l
Fshihte drogë në shtëpi/ Arrestohet 39- vjeçari shqiptar
droga në Itali

ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar është arretuar nga policia në Itali, pasi është kpaur me drogë në banesën e tij. Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni blic për arrestimin e tij është kryer dy ditë më parë por sot janë zbardhur detaje lidhur me të. Agjentët e Skudrës Fluturuese kanë vënë në pranga të riun shqiptar në zonën e quajtur Salvatore Quasimodo në Marano di Napoli, teksa shihej sesi hynte me makinë në orborrin e banesës së tij. 

Punonjësit e policisë teksa kanë pritur shqiptarin të mbërrijë në banesë, kanë shkruar dhe kanë kryer një kontroll, ku i është gjetur një mbështjellës me rreth 58 gramë heroinë, 255 euro, një smartphone dhe çelësin e një apartamenti në përdorim për të, që ndodhej në pallatin nga i cili ishte larguar.

Operatorët kontrolluan shtëpinë dhe gjetën 11 kg heroinë të ndarë në mbështjellje të ndryshme, 4 peshore dhe materiale të ndryshme për paketimin dhe prerjen e drogës. 39-vjeçari i identifikuar me iniciale E.G.,  rezulton me precendetë penale, ndërsa tashmë ai pritet të përballet me akuzën për trafikun e drogës./ Dosja.al 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll