Bota

VIDEO/ Pësoi defekte teknike gjatë fluturimit, rrëzohet avioni F-35 në Teksas, piloti shpëton me parashutë

Në videon e filmuar nga kalimtarët, shihet sesi piloti ulet me parashutën e tij në pistë. Ndërsa nuk dihet ende nëse ai është lënduar, nga ky inicident 'i frikshëm'.

16 Dhjetor 2022, 07:26 Nga a.l
VIDEO/ Pësoi defekte teknike gjatë fluturimit, rrëzohet avioni
avioni F- 35B

SHBA- Një incident i rëndë është shënuar në Teksas, teksa një avion i Forcave Ajrore të SHBA është dëmtuar gjatë uljes në bazën e Forcave Ajrore Fort Worth. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së enjte në bazën ajrore në Teksas, teksa gjithë skena u filmua nga kalimtarët. 

Avioni ishte i tipit F-35B , i cili mund të ngrihet dhe të ulet vertikalisht. Dyshohet se shkak i këtij incidenti është bërë një problem teknik me motori, e në këto kushte avioni është detyruar të zbresë në pistë. Para se të humbiste plotësisht kontrollin, piloti ka shpëtuar mrrekullisht duke u hedhur me parashutë nga mjeti fluturues. Në video e filmuar nga kalimtarët, shihet sesi piloti ulet me parashutën e tij në pistë. Ndërsa nuk dihet ende nëse ai është lënduar, nga ky inicident 'i frikshëm'./Dosja.al

rrezohet avioni ne shba

Sondazh

Poll