Bota

Kaos në Peru/ 779 turistë të bllokuar në Machu Picchu, mes tyre edhe italianë, shkak protestat e dhunshme

779 turistë kanë mbetur të bllokuar në zonën turistike që nga e marta, ditë në të cilën u mbyll edhe aeroporti Cusco për shkak të protestave.

16 Dhjetor 2022, 07:29 Nga A.B
Kaos në Peru/ 779 turistë të bllokuar në Machu Picchu, mes
Machu Picchu

PERU- Qindra turistë të huaj, përfshirë dhjetëra italianë, janë bllokuar që nga e marta në zonën turistike të Machu Picchu. Ata janë bllokuar, pasi shërbimi i trenit u pezullua për shkak të protestave të dhunshme të lidhura me shkarkimin dhe arrestimin e ish-presidentit Pedro Castillo. 

'Tgcom' raporton se autoritetet italiane morën informacion për disa dhjetëra shtetas italianë të pranishëm në Peru. Mes tyre janë edhe katër vajzat e bllokuara në Checacupe, në zonën Cusco, e cilësuar si një nga zonat më të nxehta të protestës.

Sipas të dhënave të autoriteteve bashkiake të Machu Picchu, saktësisht 779 turistë kanë mbetur të bllokuar në zonën turistike që nga e marta, ditë në të cilën u mbyll edhe aeroporti Cusco për shkak të protestave. Ndërkohë, numri total i të vdekurve në kuadër të përleshjeve të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë në të gjithë vendin ka shkuar në nëntë.

Një protestues vdiq në rajonin verior të La Libertad. Sipas radios RPP të Lima, viktima është 51-vjeçari Yoni Rosalino Cárdenas Escobal, i cili u godit nga një kamion që po udhëtonte me shpejtësi të madhe në një pjesë të rrugës provinciale të liruar për dy orë nga një bllokim i ndërtuar nga banorët vendas.

turistet e bllokuar ne peru machu picchu

Sondazh

Poll