Bota

Rrëzohet qeveria e Sllovakisë, kryeministri Eduard Heger bie pas mocionit të mosbesimit

78 nga 150 deputetë në total, votuan në favor të një mocioni mosbesimi nga Partia Liberale e Lirisë dhe Solidaritetit dhe qeveria konservatore-populiste e kryeministrit Eduard Heger u rrëzua.

15 Dhjetor 2022, 21:26 Nga F.M
Rrëzohet qeveria e Sllovakisë, kryeministri Eduard Heger bie pas
Eduard Heger

SLLOVAKI- Është rrëzuar qeveria e Sllovakisë. Gjithçka ka ndodhur pas humbjes së një mocioni mosbesimi në parlament.

78 nga 150 deputetë në total, votuan në favor të një mocioni mosbesimi nga Partia Liberale e Lirisë dhe Solidaritetit dhe qeveria konservatore-populiste e kryeministrit Eduard Heger u rrëzua. Gjithçka tani varet kryesisht nga presidentja Zuzana Caputova.

Ajo mund të udhëzojë përkohësisht qeverinë e rënë që të vazhdojë punën e saj derisa të formohet një koalicion i ri. Por mund të krijojë edhe një qeveri teknike me ekspertë. Nuk dihet nëse do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

eduard heger rrezohet qeveria ne sllovaki

Sondazh

Poll