Bota

Plagosje në Kosovë, qëllohet me thikë një person

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 18:30 ka pranuar një informatë se një person i lënduar ndodhet në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

15 Dhjetor 2022, 20:38 Nga I.A
Plagosje në Kosovë, qëllohet me thikë një person
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një person është qëlluar me thikë këtë mbrëmje në Kosovë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 18:30 ka pranuar një informatë se një person i lënduar ndodhet në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Në përgjigjen e Policisë thuhet se bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

“Sot rreth orës  18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar  ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia  ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

 

plagosje me thike ne kosove

Sondazh

Poll