Moska paralajmëron pasoja nëse SHBA dërgon sisteme “Patriot” në Ukrainë: Është veprim provokues
Maria Zakharova RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi të enjten se nëse Shtetet e Bashkuara marrin vendim të dërgoj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë - vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian - aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
BRUKSEL- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është hap i rëndësishëm, por shtoi se integrimi në bllok varet edhe nga dialogu me Serbinë.
“Është thelbësore që gjithë Ballkani Perëndimor të futet në BE. Ritmi i integrimit të Kosovës në BE do të varet nga përkushtimi i saj për miratimin e reformave të nevojshme dhe përfundimin e suksesshëm të dialogut me Serbinë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, deklaroi ajo në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë - vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian - aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Kjo, tha ai, është një ditë historike për Kosovën dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë. Aplikimi për anëtarësim në BE është vetëm hapi i parë i një procesi që mund të zgjasë me vite. Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin për anëtarësim në BE në Prishtinë, duke e cilësuar si “hap historik” për Kosovën.
Javën e ardhshme, presidenca çeke e BE-së pritet t’i njoftojë vendet tjera anëtare për aplikimin e Kosovës. Trajtimin e kësaj çështjeje do ta vazhdojë pastaj Suedia, e cila merr kryesimin e BE-së nga 1 janari. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbetet e fundit në procesin e integrimeve evropiane.
Marrë nga REL
Maria Zakharova RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë paralajmëroi të enjten se nëse Shtetet e Bashkuara marrin vendim të dërgoj...
Varka me emigrante ANGLI- Një adoleshent ishte mes katër personave që vdiqën në Kanalin Anglez të mërkurën dhe t&eu...
DASH SHBA- Departamenti i Shtetit tha sot është "thellësisht i shqetësuar dhe i zhgënjyer" me një vendim të marr&eu...
Daniel Serwer dhe David Kanin SHBA- Dy analistë amerikanë thonë se duhen ndërmarrë hapa për të qetësuar tensionet m...
Pamje nga goditja SHBA- Autoritetet e Majamit kanë pezulluar një zjarrfikës, i cili tha se nuk ishte penduar pasi kishte goditur me grusht n...
Foto SHBA- Një person, i cili është paraqitur si drejtor ekzekutiv i një institucioni financiar, pretendon se ka arritur të k...
Vjosa Osmani KOSOVË- Adresimi vjetor i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Kuvendin e Kosovës ka nxitur reagime të shumt...
Avioni GREQI- Një avion u rrëzua në zonën detare pranë malit Kakos pranë aeroportit të Heraklios në ishullin e Kret...
BRUKSEL- Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në samitin që u mbajt më 15 dhjetor në Bruksel, konfirmuan status...
Pamje nga veriu KOSOVË- Tensionet në Kosovën veriore të populluar nga serbët, një pikë e ndezur në Ballkanin Per&eu...