Bota

Dhunë në koncertin e Asake në Brixton/ Njerëzit lihen jashtë, turma thyen dyert, 4 persona në gjendje kritike

Njerëzit ishin lënë jashtë vendit ku po mbahej koncerti, Akademinë O2, në temperatura të ulta, duke bërë që disa të përpiqeshin të futeshin brenda.

16 Dhjetor 2022, 07:18 Nga A.B
Dhunë në koncertin e Asake në Brixton/ Njerëzit lihen
Vendi i ngjarjes

BRITANI E MADHE- Katër persona janë në gjendje kritike pas dhunës që ndodhi në koncertin e reperit Asake në Brixton, në jug të Londrës.

Njerëzit ishin lënë jashtë vendit ku po mbahej koncerti, Akademinë O2, në temperatura të ulta, duke bërë që disa të përpiqeshin të futeshin brenda. Koncerti u anulua pjesërisht, duke u thënë fansave: "Arsyeja që duhet të ndalojmë shfaqjen është sepse ata kanë thyer dyert. 3000 njerëz kanë thyer dyert jashtë dhe për shkak të sigurisë policia na ka kërkuar të mbyllim shfaqjen”.

Mesazhi u prit me brohoritje para se të vazhdonte: “Kjo nuk ka të bëjë me ne...

Një deklaratë nga Policia Metropolitane tha se oficerët, Shërbimi i Ambulancës në Londër dhe Brigada e Zjarrfikësve të Londrës u thirrën në vendngjarje rreth orës 21:30. Tetë persona në total u dërguan në spital, ku katër prej tyre janë në gjendje kritike për shkak të plagëve që besohet se janë shkaktuar nga shtypja.

Një grua shkroi në Twitter: "Isha e shtypur, njerëzit u futën brenda pas disa orësh qëndrimi jashtë dhe mbyllja e dyerve. Nuk mund të merrja frymë".

Polici në Met, Ade Adelekan e përshkroi incidentin si "jashtëzakonisht shqetësues".

Ai tha: "Ky është një incident jashtëzakonisht shqetësues që ka lënë katër persona të sëmurë rëndë në spital. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ta dhe familjet e tyre.

Burimi: Skynews

te shtena me arme ne koncert britani asake

Sondazh

Poll