Bota

Prapaskenat mizore të luftës në Ukrainë, zbulohet dhoma e torturës së fëmijëve në Kherson

Vendasit pretendojnë se fëmijët nuk ushqeheshin por u jepej vetëm ujë. 

15 Dhjetor 2022, 12:18 Nga a.l
Prapaskenat mizore të luftës në Ukrainë, zbulohet dhoma e
Ukrainë

UKRAINË - Autoritetet ukrainase kanë zbuluar një dhomë torture për fëmijë në qytetin port jugor të Khersonit. Lajmin e ka bërë të ditur komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets. Lubinets tha se dhoma ishte vendi ku forcat ruse dyshohet se mbanin dhe torturonin fëmijët gjatë pushtimit të qytetit.

Kjo dhomë është quajtur si "qelia e fëmijëve", pasi rusët abuzonin psikologjikisht me të miturit. Vendasit pretendojnë se fëmijët nuk ushqeheshin por u jepej vetëm ujë. 

Ne regjistruam torturat e fëmijëve për herë të parë. Mendova se fundi nuk mund të thyhej pas Bucha, Irpin... por vërtet arritëm fundin në Kherson”, tha Lubinets. 

Pritet që pretendimet e ngritura të verifikohen. Më herët, guvernatori i rajonit Lindor të Donestk ka ngritur alarmin se njerëzit rrezikojnë të vdesin nga i ftohti. Pavlo Kyrylenko tha se autoritetet ukrainase po bëjnë gjithçka që munden për të siguruar dru zjarri dhe soba për banorët që ende jetojnë në qytetet dhe fshatrat e vijës së parë në provincën e tij që nuk kanë energji elektrike, gaz ose ujë të rrjedhshëm në temperatura nën zero./Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll