Bota

"Më kanë ndaluar në Merdar", Policia serbe nuk lejon politikanen serbe të hyjë në Kosovë

Trajkoviç ka thënë se sot në mëngjes ka shkuar në një takim të paraparë me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në vendkalimin Merdare, por se policia e ka ndaluar pa asnjë shpjegim dhe nuk e ka lejuar të kalojë.

15 Dhjetor 2022, 11:35 Nga d.a.
"Më kanë ndaluar në Merdar", Policia serbe nuk lejon
Rada Trajkoviç

SERBI- Policia serbe ka ndaluar sot në mëngjes politikanen Rada Trajkoviç dhe nuk e lejon të hyjë në Kosovë, ka shkruar ajo në profilin e saj në Twitter.

Sipas mediave serbe, Trajkoviç ka thënë se sot në mëngjes ka shkuar në një takim të paraparë me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në vendkalimin Merdare, por se policia e ka ndaluar pa asnjë shpjegim dhe nuk e ka lejuar të kalojë.

“Sapo u futa në pikën e kalimit të Merdares. Jam e përjashtuar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”.-shkruan ajo.

Para disa ditësh, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova në llogarinë e saj në Twitter ka njoftuar opinionin se pas kërcënimeve që ka marrë vetë këto ditë, kërcënimet po vijnë edhe ndaj fëmijëve të saj.

Paraprakisht, politikania serbe nga Kosova i është drejtuar presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Twitter dhe e ka etiketuar në postimet e saj, ku thotë se ai nuk do ta frikësojë dhe se serbët në Kosovë duhet të heqin qafe kriminelët.

rada trajkoviç tensione në veri të kosovës jeffrey hovenier

Sondazh

Poll