Bota

Kurti i dorëzon presidencës çeke aplikimin e Kosovës për në BE

Gjatë procedurës së dorvzimit të kërkesës Kurti është pritur nga ministri i Jashtëm çek, Mikuláš Bek.

15 Dhjetor 2022, 12:23 Nga d.a.
Kurti i dorëzon presidencës çeke aplikimin e Kosovës
Kurti dhe Bek

ÇEKI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian Republikës Çeke, e cila aktualisht udhëheq me Presidencën e BE-së.

Gjatë procedurës së dorvzimit të kërkesës Kurti është pritur nga ministri i Jashtëm çek, Mikuláš Bek.

Dje në një ceremoni, tre krerët e shtetit, Presidentja Osmani, Kryeparlamentari Konjufca dhe Kryeminsitri Kurti nënshkruan mbi dokumentacionin e aplikimit. Ata e cilësuan si një ditë historike e hap të rëndësishëm që duhet ndërmarrë Kosova drejt integrimit të saj europian.

aplikimi i kosoves per be albin kurti

Sondazh

Poll