Bota

LUFTA/ Rusia kundërshton armëpushimin për Krishtlindje në Ukrainë

Moska hodhi poshtë gjithashtu thirrjen e Kievit për të filluar tërheqjen e trupave deri në Krishtlindje.

15 Dhjetor 2022, 11:45 Nga a.l
LUFTA/ Rusia kundërshton armëpushimin për Krishtlindje në
Ukrainë

RUSI- Rusia nuk ka pranuar armëpushim për Krishtlindjeve, pas gati 10 muajsh luftë në Ukrainë. Moska hodhi poshtë gjithashtu thirrjen e Kievit për të filluar tërheqjen e trupave deri në Krishtlindje.

Të dy kombet nuk janë aktualisht të angazhuar në bisedime për t'i dhënë fund luftimeve. Dje u pa sulmi i parë i madh me dron në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, ku u goditën dy ndërtesa administrative, megjithëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se 13 dronë u rrëzuan, shkruan SkyNews.

Zelenskyy tha se në fillim të kësaj jave Rusia duhet të fillojë tërheqjen e trupave deri në Krishtlindje si një hap drejt përfundimit të konfliktit, por Moska e hodhi poshtë propozimin dhe tha se Ukraina duhet të pranojë humbjen e territorit ndaj Rusisë përpara se të arrihet ndonjë përparim./Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll