Bota

Lufta në Ukrainë/ Shefi i të drejtave të OKB-së: Në sulmet vijojnë, na presin ditë të vështira 

Duke folur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut pas një udhëtimi në Ukrainë, Volker Turk tha se sulmet ruse po ekspozonin miliona njerëz në vështirësi ekstreme.

15 Dhjetor 2022, 12:10 Nga a.l
Lufta në Ukrainë/ Shefi i të drejtave të OKB-së:
Sulmet në Ukrainë

UKRAINË- Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar se sulmet e mëtejshme në infrastrukturën e Ukrainës mund të çojnë në një "përkeqësim serioz" të situatës humanitare dhe të nxisin zhvendosje të mëtejshme.

Duke folur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut pas një udhëtimi në Ukrainë, Volker Turk tha se sulmet ruse po ekspozonin miliona njerëz në vështirësi ekstreme, shkruan SkyNews. 

Sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës në infrastrukturën energjetike kanë lënë mijëra ukrainas pa energji në mes të të ftohtit dimëror. Më herët, guvernatori i rajonit Lindor të Donestk ka ngritur alarmin se njerëzit rrezikojnë të vdesin nga i ftohti.  Pavlo Kyrylenko tha se autoritetet ukrainase po bëjnë gjithçka që munden për të siguruar dru zjarri dhe soba për banorët që ende jetojnë në qytetet dhe fshatrat e vijës së parë në provincën e tij që nuk kanë energji elektrike, gaz ose ujë të rrjedhshëm në temperatura nën zero./Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll