Aktualitet

VIDEO/ Rruga e fshatit Geghysen në Valbonë kthehet në 'lumë', banori: Ka 10 ditë kështu, si do i dërgojmë të sëmurët në spital

Prania e ujit në këtë rrugë e bën të pamundur kalimin dhe lëvizjen e banorëve të lagjes të cilët ndër të tjera shprehen të shqetësuar se në rast se familjarët e tyre sëmuren nuk kanë si t'i transportojnë në spital. 

15 Dhjetor 2022, 11:56 Nga a.l
VIDEO/ Rruga e fshatit Geghysen në Valbonë kthehet në
Rruga fshatit Geghysen

VALBONË- Rruga e fshatit Geghysen në Valbonë është e pakalueshme, pasi është përmbytur nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës dhe kanë vijuar edhe ditën e sotme. Siç shihet edhe në foto rruga nga të dyja anët është e bllokuar dhe kalimi i njerëzve apo automjeteve është pamundur. Një banor i kësaj zone ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, rrugën e degraduar të fshatit, teksa shkruan se ka 10 ditë në atë gjendje.

"Prsh Joq. Ju lutem publikojeni ka 10 dit kshu tropoje fshati geghysen lagjia gjonaj. Rruga asht e bllokume 2 anet. Po patem nje rast me te smure skemi nga ti transportojme kemi prinder gjysherit e mjaft familjar te moshuar", shkruan banori. 


Autoritetet nuk kanë bërë asgjë për të gjetur zgjidhje për banorët. Siç shihet edhe nga pamjet prania e ujit në këtë rrugë e bën të pamundur kalimin dhe lëvizjen e banorëve të lagjes të cilët ndër të tjera shprehen të shqetësuar se në rast se familjarët e tyre sëmuren nuk kanë si t'i transportojnë në spital. 

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll