Aktualitet

Si ndodhi krimi në Gramsh- Bezati dhe Dragoti pinë në lokal tërë natën dhe u zunë për parakalimin e makinave

Autori dhe i plagosuri, të dy në gjendje të dehur, u zunë për parakalimin

15 Dhjetor 2022, 10:36 Nga A.B
Si ndodhi krimi në Gramsh- Bezati dhe Dragoti pinë në lokal
Policia

GRAMSH- Krimi mes Feta Bezatit dhe Andi Dragotit ka ndodhur për një parakalim. Sherri mes dy personave, i cili përfundoi në plagosje, ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në një lokal në dalje të qytetit.

Autori dhe i plagosuri, të dy në gjendje të dehur, u zunë për parakalimin, pasi njëri preu rrugën me makinë. Pas përplasjes verbale, autori ka goditur 4 herë me thikë 36-vjeçarin.

Andi Dragoti është dërguar në Spitalin e Traumës ndërkohë që policia ka vënë në pranga autorin. 

gramsh andi dragoti feta bezati

Sondazh

Poll