Aktualitet

Tiranë/ 41- vjeçari dhunon ish-bashkëshorten, vihet në pranga nga policia

I arrestuari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes nëpërmjet telefonit.

15 Dhjetor 2022, 11:34 Nga a.l
Tiranë/ 41- vjeçari dhunon ish-bashkëshorten, vihet në
Policia

TIRANË- Një 41- vjeçar është arrestura sot nga policia në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se është vënë në pranga personi i identifikuar me iniciale A.M., i cili akuzohet se ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij. I arrestuari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes nëpërmjet telefonit.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe e ka kanosur atë nëpërmjet telefonit", thuhet në njoftim. 

I arrestuari pritet të përballet me akuzën për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”./ Dosja.al

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll