Aktualitet

Përmbytjet/ Një kalë bllokohet në mes të ujit në Lezhë, banorët me varkë përpiqen ta shpëtojnë

Kali ka mbetur i bllokuar në mes të ujit ndërsa disa banorë me varkë përpiqen ta shpëtojnë atë.   

15 Dhjetor 2022, 10:12 Nga a.l
Përmbytjet/ Një kalë bllokohet në mes të ujit në
Përmbytjet në Lezhë

LEZHË- Dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur  në qarkun e Lezhës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të shumta. Një kalë është gjendur në rrezik nga përmbytjet. Siç shihet edhe foton më poshtë, kali ka mbetur i bllokuar në mes të ujit ndërsa disa banorë me varkë përpiqen ta shpëtojnë atë.   

Disa qarqe janë përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe sot kanë shkaktuar disa probleme në qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër, Vlorë dhe Krujë. Emergjencat civile bëjnë me dije se në Lezhë sipërfaqja e tokës së përmbytur në total është 620 hektarë tokë. Ndërsa argjinatura e Talësh është çarë. Në Krujë është përmbytur për herë të tretë fshati Murqinë dhe 10 familje janë izoluart. Prurjet e shumta të lumit Mat kanë shkaktuar dëme në një këmbë tjetër të Urës së Zogut e cila është fundosur rreth 2 metra./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll