Aktualitet

VIDEO/ Shkarkohet HEC-i Ulzës dhe Shkopetit, banorët e Lezhës: Nuk njoftuan, kjo është pabesi, do mbyten njerëzit dhe bagëtitë

Niveli i lumit Mat është rritur duke rrezikuar kështu përmbytje kolosale të tokave dhe fshatrave përreth.

15 Dhjetor 2022, 10:27 Nga a.l
VIDEO/ Shkarkohet HEC-i Ulzës dhe Shkopetit, banorët e Lezhës:
Banori i Lezhës

LEZHË- Shkarimi nga HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit kanë shkaktuar panik te banorët e Lezhës. Niveli i lumit Mat është rritur duke rrezikuar kështu përmbytje kolosale të tokave dhe fshatrave përreth. Vërshimi i ujit ka nisur dhe banorët shprehen se askush nuk i ka lajmëruar për hapejn e portave dhe shkarkimin e ujërave të HEC-it. Ata shprehen të shqetësuar se rrezikojnë të mbyten jo vetëm tokat por njerëzit dhe bagëtitë.

Situata është shumë e vështirë. Shiheni. Të mos njoftojë drejtoria atje, në HEC-in e Ulzës?! Po kjo është pabesi e madhe! Të mbysë njerëzit, të mbysë bagëtitë, tokat! Asnjë njoftim, absolutisht!ja ky plak këtu, nuk ka ditur gjë hiç fare! Lumi ka shkuar tri metra! Këtu nuk merret vesh! Këtu argjinatura nuk rrezikohet, kur atje më poshtë, po!" tha ai. 


Disa qarqe janë përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe sot kanë shkaktuar disa probleme në qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër, Vlorë dhe Krujë. Emergjencat civile bëjnë me dije se në Lezhë sipërfaqja e tokës së përmbytur në total është 620 hektarë tokë. Ndërsa argjinatura e Talësh është çarë. Në Krujë është përmbytur për herë të tretë fshati Murqinë dhe 10 familje janë izoluart. Prurjet e shumta të lumit Mat kanë shkaktuar dëme në një këmbë tjetër të Urës së Zogut e cila është fundosur rreth 2 metra./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll