Tiranë/ 41- vjeçari dhunon ish-bashkëshorten, vihet në pranga nga policia
Policia TIRANË- Një 41- vjeçar është arrestura sot nga policia në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije s...
Viktima ishte Menduh Shaban Kurdeda, të cilit iu mor jeta për shkak të një borxhi, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”. Për vrasjen e tij, janë ndaluar nënë e bir, të identifikuar si Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, ndërsa në kërkim është djali i 56-vjeçares, Besmir Karaj pasi ndodhet jashtë vendit.
TIRANË- Zbardhet pas 5 vitesh vrasja e Mendu Kurdedës. Policia e Tiranës dhe kreu i saj, Lorenc Panganika ka dalë një konferencë të jashtëzakonshme duke dhënë detaje lidhur me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 16 maj të vitit 2017, ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, pjesërisht e djegur dhe e dekompozuar. Viktima ishte Menduh Shaban Kurdeda, të cilit iu mor jeta për shkak të një borxhi prej vetëm 1 mln lekësh të reja, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”. Për vrasjen e tij, janë ndaluar nënë e bir, të identifikuar si Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, ndërsa në kërkim është djali i 56-vjeçares, Besmir Karaj pasi ndodhet jashtë vendit. Të tre, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut Menduh Kurt–Dedën, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer. Në momentin që u ka ardhur në takim e kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kanë çuar në Allias, ku edhe e kanë dhunuar. Pasi sërish nuk ia kanë marrë paratë, e kanë transportuar në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur duke i marrë edhe jetën.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë vijuar punën me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre. Në këtë kuadër, strukturat hetimore të DVP Tiranë, si rezultat i indicieve të marra falë inteligjencës informative, i kanë kërkuar Prokurorisë së Tiranës, rifillimin e hetimeve për një ngjarje kriminale, kundër personit, të ndodhur në vitin 2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, Tiranë.
Strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës të DVP Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar “ASGJË NUK HARROHET”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimin i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.05.2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, e seksit mashkull, pjesërisht e djegur dhe pjesërisht e dekompozuar.
Pas një pune të mirëfilltë hetimore, mbështetur nga inteligjenca policore, si rezultat i hetimit me metoda speciale, administrimit e vlerësimit në kohë të provave ligjore, si dhe bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe Laboratorin e Policisë Shkencore, u bë i mundur identifikimi i kufomës së gjetur.
Kjo kufomë i përket shtetasit Menduh Shaban Kurt-Deda, lindur më 03.09.1956, në fshatin Sohodoll, Dibër dhe në kohën e ngjarjes, banues në Lukovë, Sarandë. Gjithashtu, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i 2 prej tyre, konkretisht i shtetasve: -G. N, 39 vjeç dhe M. K., 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi B. K, 34 vjeç, banues në Tiranë, djali i shtetases së arrestuar M. K. (aktualisht jashtë shtetit)
Nga tërësia e veprimeve hetimore, të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 4682/2017, të rifilluar, rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse. Vijon puna për kapjen dhe vënien para pergjegjesise ligjore të shtetasit B. K, si dhe për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim. Theksojmë faktin se për vitin 2022, në qarkun e Tiranës, kanë ndodhur 7 vrasje, nga të cilat 5 janë zbardhur. Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe duke shkëmbyer informacione me agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim zbardhjen e 2 vrasjeve të tjera dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar dhe e vendosur per hetimin, zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë.
Policia TIRANË- Një 41- vjeçar është arrestura sot nga policia në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije s...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Një person është arrestuar me dyshimin për vrasje dhe zjarrvënie me qëllim rrezikimi të...
Policia TIRANË- Grabitet biznesi në Tiranë. Forcat blu bëjnë të ditur se një 36-vjeçar ka denoncuar në polic...
Policia GRAMSH- Krimi mes Feta Bezatit dhe Andi Dragotit ka ndodhur për një parakalim. Sherri mes dy personave, i cili përfundoi në pla...
Banori i Lezhës LEZHË- Shkarimi nga HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit kanë shkaktuar panik te banorët e Lezhës. Niveli i lumit Mat...
Feta Bezati GRAMSH- Personi në foto është Feta Bezati, 28-vjeçari i cili ka plagosur me thikë 36-vjeçarin Andi Dragoti n&...
Përmbytjet në Lezhë LEZHË- Dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur në qarkun e Lezhës si pasoj&eu...
Foto ilustruese Kredia për blerjen e banesave nga sektori bankar po jep shenja ngadalësimi. Sipas të dhënave të Bankës së...
Mariglen dhe Flamur Ruci TIRANË- Vdekja e Mariglen Ruçit në Angli është bërë e ditur nga familjarët e tij. Pë...
Mariglen Ruci TIRANË- Tragjike është vdekja e shqiptarit Mariglen Ruçit në Britani. 24-vjeçari u asfiksua brenda shtë...