Sport

167 arrestime në rajonin e Parisit! Nga festimi i kualifikimit të ‘Bluve’, në Montpellier te vdekja e një adoleshenti...

Festimet pas kualifikimit të bluve për në finalen e Kupës së Botës, mbrëmjen e së mërkurës ndaj Marokut (2-0), u vunë në pikëllim nga vdekja në Montpellier e një adoleshenti të goditur nga një shofer. Në Paris dhe Lion, u arrestuan disa aktivistë të afërt me ultra të djathtën.

15 Dhjetor 2022, 11:19 Nga DOSJA

167 arrestime në rajonin e Parisit! Nga festimi i kualifikimit të

FRANCE - Në të gjithë Francën, pavarësisht të ftohtit, tifozët e ‘bluve’ dolën në rrugë për të festuar kualifikimin në finalen e Kupës së Botës, pas fitores kundër Marokut (2-0), më së shumti në një atmosferë të këndshme.

Por në distriktin La Paillade në Montpellier, mbrëmja u kthye në një pikëllim nga vdekja e një adoleshenti 14-vjeçar, i goditur nga një shofer që u largua. Makina e tij u gjet aty pranë dhe hetimet po ecin me shpejtësi sipas prefekturës. “Shpresojmë që autorët e këtij akti të neveritshëm të gjenden të gjykohen”,- shkruan nga ana e tij kryebashkiaku i Montpellier, Michaël Delafosse, duke shprehur “zhgënjimin” e tij .

167 arrestime në rajonin e Parisit! Nga festimi i kualifikimit të

Aktivistë të ultra të djathtë arrestohen në Lyon dhe Paris

Tensione u raportuan në Lyon, kur një grup aktivistësh të ultra të djathtë donin të luftonin me tifozët në Place Bellecourt. Pati shtatë arrestime, dy prej të cilave ishin midis aktivistëve të ultra të djathtë. Asnjë incident i dukshëm në Marsejë, Bordo apo Strasburg. Në Annecy, një arrestim u bë, pasi fishekzjarre u hodhën në drejtim të policisë dhe një burrë u dërgua në spital, i plagosur gjatë një përleshjeje. Arrestime u raportuan gjithashtu në Avignon, veçanërisht pas goditjes me mortaja ndaj policisë.

145 arrestime në Paris

Në Paris, disa përleshje u raportuan edhe në Champs-Élysées, ku ishin mbledhur 25.000 njerëz, sipas një vlerësimi të selisë së policisë. Në total, 167 persona u arrestuan në zonën e Parisit, duke përfshirë 145 në Paris, sipas një raporti në orën 7 të mëngjesit të së enjtes. Midis tyre, rreth dyzet njerëz të afërt me ultra të djathtën që ishin gati të bashkoheshin me Champs. Rreth 10.000 policë dhe xhandarë u mobilizuan në Francë për të mbikëqyrur tifozët, duke përfshirë 5.000 në rajonin e Parisit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll