Sport

VIDEO / Ajo që i shpëtoi kamerave mbërmë. Mbappe goditi një tifoz francez në fytyrë dhe më pas i kërkoi falje

Një gjuajtje nga Mbappe gjatë nxemjes humbi objektivin dhe përfundoi në fytyrën e një tifozi francez në tribunë.

15 Dhjetor 2022, 08:46 Nga DOSJA

VIDEO / Ajo që i shpëtoi kamerave mbërmë. Mbappe goditi

KATAR - Një incident në kufijtë e të pamundurës ka ndodhur gjatë nxehjes së Kombëtares së Francës para gjysmëfinales së Kupës së Botës kundër Marokut.

Teksa “blutë” po tentonin të gjuanin drejt portës së portierit të tyre Jorisit, Kylian Mbappe nisi një... predhë e cila kaloi mbi portë dhe përfundoi në fytyrën e një tifozi francez që u rrëzua.

VIDEO / Ajo që i shpëtoi kamerave mbërmë. Mbappe goditi

Menjëherë të tjerët që ndodheshin pranë tij u përpoqën ta ndihmonin, por për habinë e tyre, në vendngjarje u gjend edhe vetë Mbappe.

VIDEO / Ajo që i shpëtoi kamerave mbërmë. Mbappe goditi

Sulmuesi i ri donte të sigurohej që bashkëkombasi i tij të ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi i shtrëngoi dorën u kthye për të vazhduar ngrohjen...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll