Sport

Milan rinovon kontratën me ‘Emirates’, do të përfitojë afër 30 milionë euro në vit...

Logoja ikonë e Emirates 'Fly Better' do të vazhdojë të shfaqet në bluzat e ekipit kuqezi në të gjitha ndeshjet sezonale. Marka Emirates do të shfaqet edhe në fanelat e skuadrave të të rinjve të Milanit.

15 Dhjetor 2022, 10:23 Nga DOSJA
Milan rinovon kontratën me ‘Emirates’, do të

ITALI - Milan dhe Emirates së bashku. Në fakt, marrëveshja për zgjatjen e kontratës mes kuqezinjve dhe linjës ajrore, si partner zyrtar kryesor i linjës ajrore u zyrtarizua në Dubai. Kështu vazhdon një marrëdhënie e frytshme bashkëpunimi që ka zgjatur për mbi 15 vjet. Detajet nuk janë bërë të ditura, por flitet për një shifër rreth 30 milionë euro, dyfishi i kontratës së mëparshme. 

Logoja ikonë e Emirates 'Fly Better' do të vazhdojë të shfaqet në bluzat e ekipit të Milanit në të gjitha ndeshjet sezonale. Marka Emirates do të shfaqet edhe në fanelat e skuadrave të të rinjve, të përfshirë në projektin e Akademisë së Milanit, në Itali dhe jashtë saj, me synimin për të ndarë vlerat pozitive të futbollit përmes iniciativave të akademisë së klubit.

Për këtë rast, AC Milan vizitoi selinë e Emirates Group në Dubai. Kuqezinjtë ndodhen në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe për një kamping stërvitor dhe për të luajtur në Superkupën e Dubait. Gjatë takimit, trajneri i ekipit, Stefano Pioli, disa lojtarë, si dhe disa drejtuesit e lartë të AC Milanit, takuan sheikh Ahmed bin Saeed Al Maktoum, president dhe administrator i Emirates Airline & Group, në një moment të veçantë që zyrtarizoi rinovimin e partneritetit dhe riafirmoi vizionin e përbashkët të dy markave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll