Sport

Tweet-i i Mbappes për Hakimin - "Ti bëre histori"

Dy lojtarët që luajnë së bashku në Paris Saint-Germain këmbyen fanellat dhe u përqafuan në fushë pas ndeshjes Francë-Marok.

15 Dhjetor 2022, 08:59 Nga DOSJA
Tweet-i i Mbappes për Hakimin - "Ti bëre histori"

KATAR - Ylli i Francës, Kylian Mbappe festoi fitoren e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Marokut të enjten, por shpejtoi të ngushëllonte mikun e tij dhe bashkëlojtarin e Paris Saint-Germain, Ashraf Hakimi .

Francezët mundën 2-0 Marokun për të kaluar në finale kundër Argjentinës. Një gol nga mbrojtësi i majtë Theo Hernandez dhe një gol i dytë i vonë nga Randall Kolo Mouani e çuan Francën në finalen e katërt të Kupës së Botës në shtatë gara dhe i dha fund ecurisë së ëndrrave të Marokut.

Pas bilbilit të fundit, Mbappe shkoi për të ngushëlluar Hakimin, i cili luajti një rol të madh në ecurinë e ëndrrave të skuadrës së tij në Kupën e Botës. Dy lojtarët janë përqafuar dhe pas përfundimit të ndeshjes kanë shkëmbyer fanellat.

Mbappe më vonë lavdëroi Hakimin në Twitter, duke theksuar se ai bëri "histori" dhe shtoi se të gjithë janë krenarë për të.

“Mos u trishto vëlla, të gjithë janë krenarë për atë që ke bërë, ke bërë histori”, ka shkruar Mbappe në Twitter.

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="en" dir="ltr">Don’t be sad bro, everybody is proud of what you did, you made history. ❤️ <a href="https://twitter.com/AchrafHakimi?ref_src=twsrc%5Etfw">@AchrafHakimi</a> <a href="https://t.co/hvjQvQ84c6">pic.twitter.com/hvjQvQ84c6</a></p>&mdash; Kylian Mbappé (@KMbappe) <a href="https://twitter.com/KMbappe/status/1603168463870042114?ref_src=twsrc%5Etfw">December 14, 2022</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

Mbappe, i cili ka shënuar pesë gola deri më tani në turne, ishte protagonist në të dy golat e francezëve.

Maroku, skuadra e parë afrikane që arriti në një gjysmëfinale të Kupës së Botës, bëri një luftë të fortë dhe u duartrokit nga turma.

Franca arriti në finale për herë të katërt në shtatë ndeshje gjysmëfinale dhe nëse triumfon në stadiumin Lusail të dielën, do të bëhet skuadra e parë që nga Brazili në 1962 që ruan trofeun.

B.T (Dosja,al)

Sondazh

Poll