Sport

“Bingo” për Federatën Franceze të Futbollit, ja sa para i solli kualifikimi në finale

Kualifikimi i bluve për në finale do t'i lejojë Federatës të kryejë një operacion të madh financiar. Ajo madje mund të shpresojë për 40 milionë euro në rast të një titulli. Lojtarët do të marrin 30% të shpërblimit të FIFA-s.

15 Dhjetor 2022, 09:15 Nga DOSJA
“Bingo” për Federatën Franceze të Futbollit, ja sa

KATAR - Kjo paraqitje brilante e skuadrës franceze mund të jetë edhe më e artë se në vitin 2018. Sepse, edhe në kohë krize, FIFA mbetet një shoqatë e shëndeshmë financiarisht. Gjatë këtij edicioni në Katar, do të rishpërndajë gjithsej 440 milionë dollarë (411.80 M€) për 32 federatat që kanë marrë pjesë në garë, kundrejt 344 milionë dollarëve (322 M€) në 2018. Nga kjo shumë, Federata Ndërkombëtare e Futbollit do t'i japë fituesit 40.20 milionë euro, kundrejt "vetëm" 32.20 milionë euro gjatë Kupës së Botës së mëparshme, në Rusi.

Një dhuratë nga “perëndia” për botën amatore
Mjafton të thuhet se FFF mund të ëndërrojë me sy hapur, edhe nëse blutë munden të dielën, pasi me siguri do të mblidhte 28.50 milionë euro për këtë kalim në finale. Shumë përtej asaj që kishte parashikuar vetë Federata Franceze përpara Botërorit në asamblenë federale të mbajtur para verës në Nice. Në këtë hipotezë, FFF do të kishte marrë 16.10 milionë euro nga Federata Ndërkombëtare, që do të thotë se do të mbledhë të paktën 12.40 milionë euro më shumë në krahasim me parashikimet e saj dhe 24 milionë euro më shumë nëse blutë do të kurorëzohen sërish. Shuma të çmuara për financimin e sektorit amator, FFF planifikon të dhurojë këtë sezon një total shifër prej 101 milion € për "futbollin e bazës".

Nga shumat e marra nga FIFA gjatë këtij Botërori, FFF do të rishpërndajë, siç është bërë tashmë traditë, 30% të shumave të grumbulluara për lojtarët dhe anëtarët kryesorë të stafit. Nëse Franca është kampione e botës të dielën, secili prej tyre do të marrë rreth 400 mijë euro. Nëse blutë dështojnë dhe përfundimisht renditen në vendin e dytë, do të marrin secili rreth 295 mijë euro. Shumë prej tyre do t’i dhurojnë fitimet e tyre nga ky kampionat për bamirësi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll