Sport

Shtypi maroken për ‘Luanët e Atlasit’: “Të eliminuar nga Botërori, por "me kokën lart"...

Të mposhtur (2-0) nga Blutë mbrëmjen e së mërkurës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ‘Luanët e Atlasit’, të cilët do të luajnë për vendin e tretë të shtunën kundër Kroacisë, janë vlerësuar nga shtypi maroken për paraqitjen e tyre të jashtëzakonshme.

15 Dhjetor 2022, 11:01 Nga DOSJA

Shtypi maroken për ‘Luanët e Atlasit’: “Të

MAROK - “Në rrugët e Rabatit, ne qajmë, por mbi të gjitha kemi kënduar”, për të festuar kursin e shkëlqyer të ‘Luanëve të Atlasit’,- raporton faqja marokene e lajmeve në internet “Le 360”, ​​pas eliminimit të Marokut nga skuadra franceze, të mërkurën në mbrëmje në Katar (0-2).

Një ndeshje historike e ndjekur nga një vend i tërë: “Me afrimin e orës 20:00, ishte një atmosphere si ajo e agjërimit të Ramazanit, me rrugët krejtësisht të shkreta,- përshkruan “L’Opinion”. - Eksitimi ishte brenda kafeneve dhe shtëpive. Në kulmin e saj”.

Mbreti uron Macron, Biden shkurton fjalimin e tij

Shtypi maroken, duke cituar agjencinë zyrtare të lajmeve (MAP), bën me dije se Mbreti Mohammed VI i telefonoi Emmanuel Macron për ta uruar për fitoren e ‘Bluve’. Edhe pse nuk ishte në Katar, ndryshe nga presidenti francez, sovrani maroken thirri gjithashtu trajnerin e ‘Luanëve të Atlasit’, Walid Regragui dhe kapitenin e kombëtares, Romain Saïss, "për t'i (i uruar) për arritjet e tyre të shkëlqyera gjatë këtij Kupe, duke i uruar atyre çdo sukses në takimet e tyre të radhës”,- shkruan “Le 360”.

Edhe Joe Biden e ndoqi pjesën e parë të ndeshjes, thotë “L'Opinion”. Presidenti amerikan priti një samit SHBA-Afrikë në Uashington. “Joe Biden, i vetëdijshëm, e shkurtoi fjalimin e tij për liderët afrikanë për të parë ndeshjen me kryeministrin maroken Aziz Akhannouch dhe liderë të tjerë pjesëmarrës në këtë samit”,- detajon.

Shtypi maroken për ‘Luanët e Atlasit’: “Të

Një vend i tretë për t’u fituar…

"Kokat lart, Maroku ndalet në fund të finales,"- ishte titulli i gazetës zvicerane “Le Matin”, e cila pa një skuadër franceze, që huazoi mënyrën e lojës nga marokenët për të fituar. “Përvoja e francezëve dhe naiviteti i marokenëve mbizotëroi”, analizon “L'Opinion”, e cila kujton se “nuk ka mbaruar ende” për Marokun, i cili do të luajë për vendin e 3-të kundër Kroacisë të shtunën.

“Sido që të jetë rezultati, ‘Luanët e Atlasit’ kanë nderuar Afrikën dhe botën arabe me paraqitjet e tyre të jashtëzakonshme në këtë Botëror, i pari në tokën arabe, duke mbërritur në sheshin e gjysmëfinales”,- shkruan revista “Challenge”, duke iu referuar kualifikimit  për here të parë të një vendi afrikan në këtë fazë të garës.

“360” nënvizon "bashkimin e pabesueshëm midis ‘Luanëve’ dhe mbështetësve të tyre" në fund të takimit. “Tifozët marokenë të pranishëm në stadiumin Al-Bayt duartrokitën dhe brohoritën lojtarët dhe anëtarët e stafit kombëtar për një kohë të gjatë… Shkëmbimi mes ‘Luanëve të Atlasit’ dhe tifozëve të tyre ishte veçanërisht emocionues dhe zgjati për disa minuta”.

Shtypi maroken për ‘Luanët e Atlasit’: “Të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll