Sport

“Bëmë më të mirën tonë. Tani nuk jemi aq larg”, trajneri i Marokut pranon humbjen…

“Gjëja më e rëndësishme ishte të mund të jepnim një imazh të mirë, të mund t'i tregonim botës se futbolli maroken ekziston”

15 Dhjetor 2022, 07:09 Nga DOSJA

“Bëmë më të mirën tonë. Tani nuk jemi aq

KATAR - Trajneri i Marokut, Walid Regragui, 47 vjeç, pas ndeshjes gjysmëfinale ndaj Francës, ka pranuar humbjen (0-2) e ‘Luanëve të Atlasit’ në Doha, duke u shprehur optimist për lojën e futbollistëve të tij.

“Ne dhamë maksimumin, që është gjëja më e rëndësishme. Ne humbëm shumë lojtarë të rëndësishëm për këtë ndeshje: edhe Aguerd (mbrojtësi qendror) që në nxemje, si dhe disa të tjerë. Në pjesën e dytë, ne kishim më shumë posedim të topit dhe përmirësim të lojës. Kjo humbje nuk e prish fushatën që kemi bërë”,- tha trajneri 47-vjeçar i Marokut për TF1.

“Kam pasur besim te cilindo nga lojtarët e mi. Gjëja më e rëndësishme ishte të mund të jepnim një imazh të mirë, të mund t'i tregonim botës se futbolli maroken ekziston dhe se ne kemi mbështetës të zjarrtë! Për të qenë në këtë nivel shumë të lartë dhe për të fituar një Kupë Bote, duhet të punojmë akoma pak më shumë. Por, në fund të fundit, tani nuk jemi edhe aq larg”,- ka thënë Regragui për rrjetin beIN Sport, pas përfundimit të ndeshjes, në Doha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll