Aktualitet

Mendoi se s'kishte njeri dhe hyri për të vjedhur, shqiptari plagoset nga pronari i shtëpisë në Selanik

Shqiptari ka hyrë në një shtëpi të vetmuar në Neo Rysio me qëllimin për të vjedhur. Qiramarrësi 40-vjeçar, i cili ka vënë re praninë e banditit shqiptar, e ka qëlluar me armë gjahu që zotëronte, duke e plagosur në këmbë.

15 Dhjetor 2022, 09:12 Nga d.a.
Mendoi se s'kishte njeri dhe hyri për të vjedhur, shqiptari
policia greke

GREQI- Një tentativë për grabitje nuk ka përfunduar mirë për një shqiptar në Selanikun lindor, me autorin e plagosur arrestuar nga efektivët e policisë të thirrur nga banuesi i banesës.

Sipas mediave greke, shqiptari ka hyrë në një shtëpi të vetmuar në Neo Rysio me qëllimin për të vjedhur. Qiramarrësi 40-vjeçar, i cili ka vënë re praninë e banditit shqiptar, e ka qëlluar me armë gjahu që zotëronte, duke e plagosur në këmbë.

Shqiptari u dërgua i plagosur në spital, u arrestua si hajdut i mundshëm dhe po trajtohet nën vëzhgimin e policisë. Siç u konstatua gjatë hetimeve paraprake, shqiptari së bashku me bashkëpunëtorin e tij kishin hyrë më parë në një shtëpi në të njëjtën lagje dhe kishin zgjedhur shtëpinë e vetme të 40-vjeçarit pa e ditur që ai ndodhej brenda saj.

policia greke arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll