Aktualitet

EMRAT- Plagosje me thikë në Gramsh, 37-vjeçari sillet te Trauma, policia arreston autorin

Andi Dragoti u plagos nga 28-vjeçari, Feta Bezati. 

15 Dhjetor 2022, 08:36 Nga A.B
EMRAT- Plagosje me thikë në Gramsh, 37-vjeçari sillet te
Foto ilustruese

GRAMSH- Plagoset 37-vjeçari në Gramsh. Andi Dragoti, banues në fshatin Narte është është nisur drejt spitalit të Traumës Tiranë, pasi ka marrë plagë në trup. Ai u plagos nga 28-vjeçari, Feta Bezati. Ky i fundit është vënë në pranga nga policia. Mbetet e paqartë motivi i sherrit mes dy të rinjve. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Gramsh

Goditi me thikë 36-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.

Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

plagosje me thika ne gramsh feza bezati ando dragoti gramsh

Sondazh

Poll