Aktualitet

Theu masën e arrestit duke ndryshuar vendbanim, vihet në pranga 40- vjeçari shqiptar në Itali

Policia e ka telefonuar, por shqiptari ka dhënë arsyetime që nuk i ka bindur karabinierët. Këshut nisën dyshimet se ai ishte zhvendosur në një banesë tjetër, në një zonë tjetër.

15 Dhjetor 2022, 07:54 Nga a.l
Theu masën e arrestit duke ndryshuar vendbanim, vihet në pranga 40-
Policia italiane

ITALI- Një 40 vjeçar shqiptar është vënë në pranga e policisë në Itali. Mediat italiane të cilat i referohen hetimeve për këtë rast, bëjnë me dije se 40- vjeçari kishte thyer masën e sigurisë 'arrest shtepie' të vendosur nga Gjykata dhe kishte ndryshuar vendbanim. 

Sipas hetimeve, policia ka zbuluar arratisjen e shqiptari në muajin tetor kur ata kanë shkuar për të kryer një kontroll në banesën e tij, por 40- vjeçari nuk ndodhej aty. Policia e ka telefonuar, por shqiptari ka dhënë arsyetime që nuk i ka bindur karabinierët. Këshut nisën dyshimet se ai ishte zhvendosur në një banesë tjetër, në një zonë tjetër.

Hetimet e mëtejshme, bënë të mundur gjetjen e shqiptarit i cili ishte transferuar nga Foligno në Perugia. Një kontroll i mëtejshëm më pas konfirmoi se 40-vjeçari kishte bërë kalimin pa autorizim paraprak nga organi kompetent gjyqësor. Ai është vënë në pranga nga autoritetet. Për aryse hetimore, identiteti i tij nuk bëhet ende me dije./ Dosja.al

arrestohet shqiptar ne itali

Sondazh

Poll