Aktualitet

Moti i keq, përmbytet për herë të tretë fshati Murqinë në Krujë, 10 familje të izoluara

Dhjetra hektare tokë bujqësore janë përmbytur nga kanali kryesor i cili në vend që të mbledhë ujrat e ti dërgojë për në lumë bën të kundërtën.

15 Dhjetor 2022, 09:21 Nga A.B
Moti i keq, përmbytet për herë të tretë fshati
Permbytje

KRUJË- Fshati Murqinë i Krujës është përmbytur sërish. 

Dhjetra hektare tokë bujqësore janë përmbytur nga kanali kryesor i cili në vend që të mbledhë ujrat e ti dërgojë për në lumë bën të kundërtën, pasi fut ujin që mbledh dhe ujin e lumit nëpër ara duke bërë kështu që rruga e lagjes fundore e këtij fshati të bëhet e kalueshme vetëm me mjete të larta.

Për pasojë 10 familje janë izoluar. Moti i keq ka prekur të gjithë territorin e Shqipërisë. Shkodra dhe Lezha janë dy qarqet më të prekura. 

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll