Aktualitet

Situata e motit në Shkodër/ 1920 ha tokë ende e përmbytur, ujësjellësi jashtë funksionit, disa akse të pakalaueshme

Njoftohet gjithashtu se, ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit, ndërsa disa akse rrugore janë të pakalueshme pasi janë bllokuar nga inertet. 

15 Dhjetor 2022, 08:24 Nga a.l
Situata e motit në Shkodër/ 1920 ha tokë ende e përmbytur,
Shkodër

SHKODËR- Rreth 1920 hektarë tokë vijon të jetë e përmbytur në disa zona të qarkut të Shkodrës. Emergjenca civile bën me dije se rruga e Obotit është e pakalalueshme nga mjetet e ulëta, për shkak të prezencës së shtuar të ujit. Njoftohet gjithashtu se, ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit, ndërsa disa akse rrugore janë të pakalueshme pasi janë bllokuar nga inertet. 

Situata ne Bashkine Shkodër nga raportimet e deri tanishme ora 8.00 është si me poshtë: 1.Kuota Drin 6.80 m (e rritur 1 m me oren 16.00) 7.50 m kuota max. 2.Kuota Liqen 8.55 ( e rritur me 40 cm me orën 16.00) 8.70 m kuota max. Bashkia Shkodër toke e përmbytur 1920 Ha; NjA Ana Malit ka te përmbytura një sipërfaqe prej 1100 Ha. Ne rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete te ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë se larte ushtarake ( 1 mjet me 4 forca ne dispozicion). Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit. Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat, sip toke rreth 300 Ha. Berdice 200Ha, Guri Zi 170 Ha, Velipoje 150 Ha. Rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave. Strukturat e EC Bashkia Shkodër janë ne terren për monitorimin e situatës”, njofton emergjenca civile.

Shkodra është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, pasi niveli i ujit nëpër lumenj rritet duke bërë kështu daljen nga shtrati dhe duke përmbytur tokat, rrugët dhe banesat përreth. Sakaq, për ditën e sotme parashikohet që në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të kemi herë pas here zhvillim të përkohshëm të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll