Aktualitet

Moti në Dibër/ Rrugën e Arbrit me prezencë uji, dëmtohet ura që lidh dy lagjet e Bulqizës 

Mësohet se ura që lidh dy lagjet e Bulqizës është dëmtuar. Deri më tani nuk është marrë masë për zgjidhjen e këtij problemi. 

15 Dhjetor 2022, 09:16 Nga a.l
Moti në Dibër/ Rrugën e Arbrit me prezencë uji,
moti i keq

DIBËR- Moti i keq dhe reshjet e denduar të shiut t ërëna gjatë natës në qarkun Dibër kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në rrugën e Arbrit. Mësohet se ura që lidh dy lagjet e Bulqizës është dëmtuar. Deri më tani nuk është marrë masë për zgjidhjen e këtij problemi. 

Disa qarqe janë përfshirë nga moti i keq ditën e sotme. Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar edhe sot kanë shkaktuar disa probleme në qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër, Vlorë dhe Krujë. Emergjencat civile bëjnë me dije se në Shkodër sipërfaqja e tokës e përmbytur në total është 1920 ha tokë, një nga ujësjellësat është jashtë funksionit, disa akse janë të pakalaueshme. Në Vlorë është pezulluar deri më 17 dhjetor lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, ndërsa pritet që puna të fillojë normalisht pas kësaj date ku kushtet atmosferike pritet të p0ërmirësohen. Në Lezhë sipërfaqja e tokës së përmbytur në total është 620 hektarë tokë. Ndërsa argjinatura e Talësh është çarë. Në Krujë është përmbytur për herë të tretë fshati Murqinë dhe 10 familje janë izoluart. Prurjet e shumta të lumit Mat kanë shkaktuar dëme në një këmbë tjetër të Urës së Zogut e cila është fundosur rreth 2 metra./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll