Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbulohet identiteti i viktimës, 49-vjeçarit i zbulohen në trup mavijosje

Në trupin e tij kishte shenja të qarta: mavijosje dhe plagë me thikë edhe në fytyrë. 

15 Dhjetor 2022, 07:55 Nga A.B
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbulohet identiteti i viktimës,
Shtepia

ITALI- Një burrë i ndershëm dhe një baba model. Kështu e përshkruajnë fqinjët dhe të njohurit, shqiptarin Pertrick Caka, 49-vjeçari i cili u gjet i vrarë ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Itali. Karabinierët nuk gjetën elemente dyshimi, ndonëse ai nuk kishte një punë të përhershme dhe bënte punë të herëpashershme si murator. 

Kundër tij janë vetëm disa precedentë jo serioz dhe shumë të largët në kohë. Atë e gjeti të shtrirë në tokë në banesën në Rocca Priora, gruaja e tij Dorina, e cila u kthye herët atë mëngjes nga puna e saj si pastruese. 

118 mjekët bënë disa përpjekje për ta ringjallur, por pa sukses. Në trupin e tij kishte shenja të qarta: mavijosje dhe plagë me thikë edhe në fytyrë. 

Dyshohet se autori mund të ishte një person i afërt me viktimën. Ky i fundit, frekuentonte sallat e lojërave elektronike dhe luante kumar.

Atë mëngjes ai kishte shoqëruar fëmijët e tij në shkollë. Sipas asaj që bënë të ditur karabinierët, atentatorët e kanë pritur deri kur shqiptari u kthye në shtëpi.

Burimi: Raineës.it

pertrick caka

Sondazh

Poll