Aktualitet

Për herë të dytë! Digjet shtëpia e pabanuar në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët e zjarrit rrezikuan që të preknin banesat pranë

15 Dhjetor 2022, 07:42 Nga A.B
Për herë të dytë! Digjet shtëpia e pabanuar në
Foto Ilustruese

KURBIN- Digjet për herë të dytë një banesë në fshatin Gorre. Shtëpia, brenda së cilës nuk jetonte njeri, u shkrumbua nga zjarri që nisi në orët e vona të mbrëmjes. Flakët e zjarrit rrezikuan që të preknin banesat pranë, mirëpo, zjarrëfikësja mundi ta shuante zjarrin, duke bërë që ngjarja të mos merrte rrjedhë tjetër.

Paraprakisht, dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme. Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen. 

digjet banesa ne kurbin kurbin

Sondazh

Poll